Vendimet e Bordit Drejtues për investimet më 15 mars 2022
Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, bazuar në rekomandimet e Komisionit të Bordit për Investime, në mbledhjen e 15 marsit 2022 ka vendosur për tërheqjen dhe alokimin e mjeteve sikurse në vijim.
1) Të tërhiqen investimet nga fondet në vijim:
a. I gjithë investimi nga fondi i BNP Paribas Target Risk Balanced;
b. 50 milionë euro nga BNY Mellon Global Return;
c. 30 milionë euro nga fondi i naftës Crude USO ETF.
2) Të investohen mjetet dhe në fondet në vijim:
a. 50 milionë euro në QQQ ETF;
b. 50 milionë euro në XOP ETF;
c. 20 milionë euro në Vanguard GSI;
d. 40 milionë euro në Vanguard GSI – nëse çmimi i fondit bie për 15% nën çmimin e datës 31.12.2021;
e. 50 milionë euro në QQQ ETF – kurdo që fondet nga shitja nën pikën 1. janë të gatshme për investim.