• Amundi Euro Liquidity Fund

    (ISIN: FR0007038138)

    Amundi Euro Liquidity Fund është fond i tregut të parasë së gatshme, me ekspozim kreditor si burim i kthimit, që investohet në fletobligacione me kategori investuese. Përmes menaxhimit aktiv të dy burimeve të performancës – fletobligacioneve dhe kredive – ky fond synon të ofroj mbiperformancë (përgjatë tre muajve) krahas tregjeve të parasë së gatshme në valutën Euro. Fondi ofron shkallë të lartë të likuiditetit dhe synon të diversifikojë dhe mbrojë portofolin e FKPK-së në rast të një rënieje të thellë në tregjet financiare. FKPK-ja ka filluar me investimet përmes fondit të Amundi Euro Liquidity Fund  në vitin 2017 dhe është pjesë e kategorisë së të ardhurave kesh në alokimin strategjik të FKPK-së.

  • Amundi MSCI Japan UCITS ETF EUR Hedged

    (ISIN: LU2133056387)

    Amundi MSCI Japan UCITS ETF EUR Hedged – është fond i tregtueshëm investues  i cili synon të përcjellë performancën e indeksit MSCI Japan. Ky indeks është i dizajnuar të reflektoj performancën e kompanive të mëdha dhe të mesme të tregut të aksioneve japoneze, duke përfshirë 85% të tregut të përgjithshëm të aksioneve në Japoni. ETF synon të zvogëloj efektet e luhatjeve ditore të monedhës vendore krahasuar me monedhën euro. Amundi MSCI Japan ETF është lansuar në shtator 2020 dhe është pjesë e kategorisë së aksioneve drejtimore në alokimin strategjik të FKPK-së.

  • Amundi MSCI Europe Quality Factor ETF

    (ISIN: LU1681041890)

    Amundi MSCI Europe Quality Factor UCITS ETF është fond i tregtueshëm i cili synon të ndjek performancën e indeksit MSCI Europe Quality Index, pavarësisht trendit (në rritje a rënie) të tregut. Ky ETF mundëson investitorët të përfitojnë nga ekspozimi në aksione të korporatave të mëdha dhe të mesme nga 15 vende të tregjeve të zhvilluara në Evropë, të cilat kanë cilësi të larta dhe janë në trend të rritjes. Aksionet identifikohen nga rezultatet e cilësisë së lartë që veçohen sipas tre faktorëve: kthimit të lartë të kapitalit, rritje të qëndrushme të fitimeve vjetore si dhe nivel të ulët të borxhit. Amundi MSCI Europe Quality Factor UCITS ETF sht lansuar në maj 2016 dhe është pjesë e kategorisë së aksioneve drejtimore në alokimin strategjik të FKPK-së.

  • Global X U.S. Infrastructure Development ETF

    (ISIN: US37954Y6730)

    Global X U.S. Infrastructure Development ETF – është fond i tregtueshëm i cili synon të investoj në kompani që përfitojnë nga rritja e mundshme e aktivitetit të infrastrukturës në Shtetet e Bashkuara, përfshirë prodhimin e lëndëve të para, pajisjeve të rënda, inxhinierisë dhe ndërtimit. Fondi synon rezultate investimi që korrespondojnë në përgjithësi me çmimin dhe kthimin e U.S. Infrastructure Development Index në SHBA. Global X U.S. Infrastructure Development ETF në qershor 2017 dhe është kategorizuar si aset real drejtimor në Alokimin Strategjik të FKPK-së.

  • Invesco S&P 500 EUR Hedged UCITS ETF

    (ISIN: IE00BRKWGL70)

    Invesco S&P 500 EUR Hedged UCITS ETF – është fond i tregtueshëm investues i cili synon të përcjellë performancën e indeksit  S&P 500. Indeksi ofron ekspozim në aksione të kompanive të mëdha amerikane, duke përfshirë reth 500 kompani që përbëjnë 80% të tregut të përgjithshëm të aksionevë të SHBA-ve. ETF synon të zbusë efektet e luhatjeve ditore të monedhës vendore krahasuar me monedhën euro. Invesco S&P 500 EUR Hedged UCITS është lansuar në dhjetor 2014 dhe është pjesë e kategorisë së aksioneve drejtimore në alokimin strategjik të FKPK-së.

  • iShares Edge MSCI Europe Value Factor ETF

    (ISIN: IE00BQN1K901)

    iShares Edge MSCI Europe Value Factor ETF – është fond i tregtueshëm investues që synon ta ndjekë performancën e indeksit MSCI Europe Enhanced Value dhe ka përbërje një nëngrup të aksioneve të MSCI Europe, që përfshijnë aksione të nënvlerësuara në raport me matësit themelorë. Përbëresit janë të përzgjedhur në bazë të faktit nëse aksioni i kompanisë ofron vlerë të mirë. Si i tillë, fondi ofron ekspozim në aksione të nënvlerësuara krahasuar me matësit e tyre themelorë. iShares Edge MSCI Europe Value Factor ETF është lansuar në janar 2015 dhe është pjesë e kategorisë së aksioneve drejtimore në alokimin strategjik të FKPK-së.

  • iShares Residential and Multisector Real Estate ETF

    (ISIN: US4642885622)

    iShares Residential and Multisector Real Estate ETF – është fond i tregtueshëm investues i cili synon të ndjekë indeksin FTSE Nareit All Residential Capped Index. Indeksi është matës i perfomancës së apartamenteve të banimit, shtëpive të gatshme, kujdesit shëndetsor dhe sektorit të depove të pasurive të paluajtshme nga tregu amerikan i aksioneve. Fondi ofron ekspozim në pasuri të paluajtshme rezidenciale duke synuar qasje në nëngrup të aksioneve të pasurive të paluajtshme amerikane dhe REITs, të cilat investojnë drejtpërdrejt në pasuri të paluajtshme e që tregtohen si aksione (REITs në Rezidenca Multi Familjare, REITs të Kujdesit Shëndetsor, REITs në Rezidenca një familjëshe).

    iShares Residential and Multisector Real Estate ETF është lansuar në maj 2007 dhe është kategorizuar si aset real drejtimor në Alokimin Strategjik të FKPK-së.

  • iShares U.S. Infrastructure ETF

    (ISIN: US46435U7138)

    iShares U.S. Infrastructure ETF është fond i tregtueshëm që ndjek investimet e një indeksi të përbërë nga aksionet e kompanive amerikane, që kanë ekspozim në infrastrukturë dhe që mund të përfitojnë nga një rritje e mundshme në aktivitetet e infrastrukturës së brendshme. Fondi ofron qasje në dy grupe të kompanive të infrastrukturës, të cilat janë të peshuara në mënyrë të barabartë: pronarët dhe operatorët, të tillë si hekurudhat dhe shërbimet; dhe mundësuesit, siç janë materialet dhe kompanitë e ndërtimit. iShares U.S. Infrastructure ETF është lansuar në shkurt 2018 dhe është kategorizuar si aset real drejtimor në alokimin strategjik të FKPK-së.

  • Nordea Stable Return Fund

    (ISIN: LU0539147214)

    Nordea-s Stable Return Fund është fond i hapur që ka për objektiv rritjen e vlerës së investimeve dhe të ardhurave relativisht të qëndrueshme. Ky fond menaxhohet në mënyrë aktive duke zbatuar një proces me rrezik të balancuar. Fondi ka për synim të ruaj kapitalin e aksionarëve (përgjatë një horizonti prej tri vjetësh), dhe të ofroj kthim pozitiv e të qëndrueshëm. Investimet janë kryesisht në aksione globale, fletobligacione si dhe në instrumente të parasë së gatshme të emetuara në valuta të ndryshme. Fondi është prezantuar në maj 2014. FKPK-ja ka filluar me investimet përmes fondit Nordea Stable Return Fund në qershor 2014 dhe është pjesë e kategorisë së multi-aseteve me rrezik te menaxhuar në alokimin strategjik të FKPK-së.

  • Nordea Global Stable Equity Fund

    (ISIN: LU0257969260)

    Nordea Global Stable Equity Fund është një fond i hapur investues që synon rritje të kapitalit përmes ekspozimit në tregjet e aksioneve globale. Ky fond aktiv synon të tejkaloj performancën e indeksit MSCI World dhe investon në korporata të qëndrueshme përgjatë ciklit biznesor, duke gjeneruar fitime korporative të qëndrueshme, dividendë, rrjedhje keshi etj. Stabiliteti ndihmon në uljen e luhatshmerisë së aksioneve të korporatave, gjë që i bën të jenë me rrezik më të ulët krahas tregut më të gjerë të aksioneve. Ky fond përfiton nga një diversifikim i lartë pasi që në portofol përmban rreth 100-150 aksione të korporatave nga mbarë bota. Fondi është prezantuar në janar 2006. FKPK-ja ka filluar me investimet përmes fondit Nordea Global Stable Equity Fund në qershor 2014 dhe është pjesë e kategorisë së aksioneve me rrezik të menaxhuar në alokimin strategjik të FKPK-së.

  • Pacer Data & Infrastructure Real Estate ETF

    (ISIN: US69374H7411)

    Pacer Data & Infrastructure Real Estate ETF – është fond i tregtueshëm i cili synon të përcjellë performancën e indeksit Benchmark Data & Infrastructure Real Estate SCTR Index. Indeksi që ky fond përcjell është i përbërë nga aksione të kompanive të vendeve të zhvilluara të cilat së paku 85% të fitimeve apo të të ardhurave i kanë nga aktiviteti në sektorin e pasurive të paluajtshme, në nëngrupin e të dhënave dhe infrastrukturës të sektorit të pasurive të paluajtshme (infrastrukturë për të dhëna dhe infrastrukturë të teknologjisë).

    Pacer Data & Infrastructure Real Estate ETF është lansuar në maj 2007 dhe është kategorizuar si aset real drejtimor në Alokimin Strategjik të FKPK-së.

  • Schroder ISF Global Sustainable Growth Fund

    (ISIN: LU2305367323)

    Schroder ISF – Global Sustainable Growth Fund – është fond i hapur investues që synon të ofrojë rritje të kapitalit duke investuar në aksione të kompanive botërore, të cilat plotësojnë kriteret e menaxherit të investimeve për qëndrueshmëri. Menaxheri beson se kompanitë me karakteristika pozitive të qëndrueshmërisë janë të pozicionuara më mirë për ruajtje të rritjes dhe kthimit. Faktorët ESG të përfshirë janë: mjedisi, të drejtat e njeriut, standardet e punës, struktura e bordit, strategjia e korporatës. FKPK-ja ka filluar me investimet përmes Schroder ISF – Global Sustainable Growth Fund në tetor 2021 dhe është pjesë e kategorisë së aksioneve drejtimore në alokimin strategjik të FKPK-së.

  • SPDR S&P Oil & Gas Exploration & Production ETF

    (ISIN: US78468R5569)

    SPDR S&P Oil & Gas Exploration & Production ETFështë fond i tregtueshëm që ka për qëllim të arrijë kthim në investime që korrespondojë me performancën e kthimit total të indeksit që përfaqëson segmentin e prodhimit të naftës dhe gazit në SHBA. Specifikisht, fondi i tregtueshëm në mënyrë pasive replikon plotësisht kthimin total të indeksit USD të S&P të prodhimit të naftës dhe gazit. Fondi është lansuar në qershor 2006 dhe është pjesë e kategorisë aksione drejtimore në alokimin strategjik të FKPK-së.

  • SPDR MSCI Europe Energy ETF

    (ISIN: IE00BKWQ0F09)

    SPDR MSCI Europe Energy ETF – është fond i hapur investues që synon të ndjekë performancën e kompanive (të mëdha dhe të mesme) evropiane të sektorit të energjisë. Specifikisht, SPDR MSCI Europe Energy ETF synon të replikojë performancën e indeksit MSCI Europe Energy 35/20 Capped Index, ku pesha e përbërësit më të madh të ETF-së është e limituar në 35%, ndërsa pesha e të gjithë përbërësve të tjerë është e limituar në maksimumi 20%. SPDR MSCI Europe Energy ETF është pjesë e kategorisë së aksioneve drejtimore në alokimin strategjik të FKPK-së.

  • SPDR Russell 2000 US Small Cap UCITS ETF

    (ISIN: IE00BJ38QD84)

    SPDR Russell 2000 US Small Cap UCITS ETF – është fond i tregtueshëm investues i cili synon të përcjellë performancën e kompanive të vogla amerikane.  Konkretisht, ETF-i ndjekë performancën e indeksin Russell 2000®, i cili në përbëhet nga rreth 2000 kompani amerikane të madhësisë së vogël (small cap). Kategoria small-cap përfshinë kompanitë të cilat janë me vlerë më të vogël të kapitalizimit (nr i aksioneve * cmimi i aksionit). Këto kompani, njihen të kenë një rrezik (të përceptuar) më të lartë të shoqëruar me rritje (potencialisht) eksponenciale. Kompanitë e vogla janë zakonisht në fazat e fillimit të ciklit të produktit dhe për këtë arsye mbartin ndjeshmëri më të lartë ndaj kushteve financiare, veçanërisht ndaj normave të interesit. SPDR Russell 2000 US Small Cap UCITS ETF është lansuar në qershor 2014 dhe është pjesë e kategorisë së aksioneve drejtimore në alokimin strategjik të FKPK-së.

  • SPDR S&P Euro Dividend Aristocrats UCITS ETF

    (ISIN: IE00B5M1WJ87)

    SPDR S&P Euro Dividend Aristocrats UCITS ETFështë fond i tregtueshëm investues që synon ta ndjekë performancën e 40 aksioneve me dividendën më të lartë të kompanive në Eurozonë. Keto kompani duhet të kenë një politikë të menaxhimit të dividendës që përfshinë rritjen ose mbajtjen e dividendit për të paktën dhjetë vjet me radhë. SPDR S&P Euro Dividend Aristocrats UCITS ETF është lansuar në shkurt 2012 dhe është pjesë e kategorisë së aksioneve/të ardhura në alokimin strategjik të FKPK-së.

  • Vanguard Eurozone Government Bond UCITS ETF

    (ISIN: IE00BH04GL39)

    Vanguard EUR Eurozone Government Bond UCITS ETF – është fond i tregtueshëm investues që synon ta ndjekë performancën e indeksit Bloomberg Euro Aggregate Treasury Index. Fondi ofron ekspozim në obligacione qeveritare të emetuara kryesisht nga vendet e Eurozonës, të cilat janë me maturitet mbi një vit. Vanguard EUR Eurozone Government Bond UCITS ETF është lansuar në shkurt 2019, dhe është pjesë e kategorisë fletobligacione drejtimore në alokimin strategjik të FKPK-së.

  • Vanguard Global Stock Index Fund

    (ISIN: IE00B03HD316)

    Vanguard Global Stock Index Fund është fond investues i hapur (open-end) i cili përdor një strategji pasive investuese dhe kërkon të siguroj rritje afatgjatë të kapitalit duke ndjekur performancën e indeksit botëror MSCI World. Indeksi përbëhet nga kompani të mesme dhe të mëdha të vendeve të zhvilluara. Fondi synon të përcjellë performancën e Indeksit duke investuar në të gjitha aksionet përbërëse të tij, me proporcion të njëjtë. Ky fond është prezantuar në nëntor 2004. FKPK-ja ka filluar me investimet përmes fondit të indeksuar Global Stock Index Fund Euro Hedged në vitin 2005 dhe është pjesë e kategorisë së aksioneve drejtimore në alokimin strategjik të FKPK-së.

  • Vanguard Value ETF

    (ISIN: US9229087443)

    Vanguard Value ETF – është fond i tregtueshëm investues që synon të ndjek performancën e indeksit CRSP US Large Cap Value, i cili përfaqëson segmentin e kompanive të mëdha me vlerë në tregun e aksioneve të SHBA-ve që ofrojnë një qarkullim të ulët. Fondi ofron ekspozim ndaj aksioneve të kompanive të mëdha të SHBA-ve me karakteristika të vlerës. Vanguard Value ETF është lansuar në janar 2004 dhe është i kategorizuar si aksione drejtimore në alokimin strategjik të FKPK-së.

  • WisdomTree WTI Crude Oil ETC

    (ISIN: GB00B15KXV33)

    WisdomTree WTI Crude Oil ETFështë fond i tregtueshëm i mallrave i cili është i krijuar për të siguruar investitorëve perfomancën totale të investimit që ndjek çmimin e naftës së papërpunuar WTI. ETC ofron ekspozim në çmimin e naftës së papërpunuar, pa pasur nevojë për të blerë dhe magazinojë/deponojë naftën e papërpunuar. WisdomTree WTI Crude Oil ETC lansuar në shtator 2006 dhe është pjesë e kategorisë asete reale drejtimore në alokimin strategjik të FKPK-së.