Deklarata e Parimeve të Investimeve e përcakton një pako të parimeve dhe politikave udhëzuese, të cilat krijojnë një kornizë objektive dhe transparente për vendimmarrje të qëndrueshme, dhe të cilat mundësojnë përmbushjen efektive të të gjitha funksioneve investuese.

Deklarata e Parimeve të Investimeve është miratuar nga Bordi Drejtues i FKPK-së më 1 prill 2024, ndërsa rishikimi i tij bëhet kohë-pas-kohe.

Kjo deklaratë duhet të lexohet së bashku me Ligjin Nr. 04/L-101 për pensionet në Kosovë, me plotësim-ndryshimin e këtij ligji me Ligjin 04/L-168, me plotësim-ndryshimin e këtij ligji me Ligjin 05/L-116.