Funksionet

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) i ka të punësuar 28 profesionistë me kontrata të përhershme, funksioni i të cilëve është që të pranojnë dhe procesojnë kontributet nga punonjësitë dhe punëdhënësit, dhe t’iu ofrojnë këshilla dhe përkrahje teknike si të punësuarve ashtu edhe punëdhënësve.

FKPK-ja është me seli në Prishtinë. Funksionimin e saj e të ndarë përmes shtatë njësive kryesore: marrëdhënie me klientë, financa, marrëdhënie me publik dhe trajnime, burime njerëzore, teknologji informative, çështjet ligjore dhe prokurimi dhe auditori i brendshëm. Struktura institucionale është disejnuar për t’i menaxhuar me efikasitet llogaritë personale, mbajtur shënimet e kontributeve, ofruar një spektër të gjerë të shërbimeve për klientë, dhe informuar publikun për çështjet e implementimit të programit pensional.

Përgjegjësitë

Punëdhënësit e deklarojnë obligimin për pagesë të kontributeve pensionale përmes sistemit online të deklarimit në ATK. Deklarimi bëhet përmes ngarkimit të listës së të punësuuarve në sistemin e deklarimit online (EDI) në ATK. Pas deklarimit, sistemi online prodhon fletëpagesat përkatëse përmes të cilave bëhet pagesa në cilëndo prej bankave komerciale ose institucioneve të licencuara për pagesa të tilla.

Nëse të punësuarit janë identifikuar saktë në listën e deklaruar në sistem, dhe nëse pagesa është bërë në përputhje me rregullat, zakonisht për tri deri në pesë ditë pune kontributet pensionale alokohen në llogaritë individuale të kursimeve pensionale të kontribuuesve.

Kontributet e mbledhura investohen në tregjet globale financiare që pritet të rriten në vlerë, ndërkaq kthimi nga investimet shpërndahet proporcionalisht nëpër llogaritë individuale. FKPK-ja ngarkon taksë mbi mjetet pensionale për t’i ushtruar funksionet dhe përgjegjësitë e saj (taksën investive prej 0.32% në vit dhe taksën operacionale prej 0.05% në vit), sikurse të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.