FKPK-ja i investon kontributet pensionale sipas objektivave të përcaktuara në Ligjin për Fondet Pensionale në Kosovë, ku përfshihet: 1) siguria; 2) likuiditeti; 3) diversifikimi dhe 4) kthimi nga investimet. Përmbushja e këtyre objektivave synohet përmes menaxhimit aktiv të portofolit të investimeve, në klasa të ndryshme të aseteve me shtrirje globale.

FKPK-ja e përpilon dhe e vlerëson alokimin strategjik të investimeve bazuar në dinamikat e ekonomisë globale dhe tregjeve financiare, duke përmbushur limitet ligjore dhe objektivat strategjik të institucionit. Implementimi i investimeve realizohet përmes fondeve të hapura investuese apo direkt përmes fondeve të tregtueshme (ETF).

Më shumë informacione prezantohen në vegzat vijuese:

http://www.trusti.org/sq/investimet/informacionet-kyce-per-investitoret/
https://trusti.org/sq/investimet/deklarata-e-parimeve/