Llogaria e kursimit hapet në rastin e parë kur punëdhënësi:

  1. deklaron listën e pagave në ATK, në të cilën ndodheni ju i identifikuar saktë, dhe
  2. bën pagesën sipas asaj liste të deklaruar.

Nëse jeni i vetëpunësuar, llogaria hapet në rastin e parë kur bëni pagesën e kontributeve pensionale, sipas deklarimit paraprak në ATK.

Kjo llogari mbetet e juaja, e identifikuar me numrin tuaj personal deri në tërheqje të plotë të kursimeve kur plotësohen kriteret ligjore të tërheqjes.

Llogaria shtohet përgjatë kohës tuaj të punës përmes pagesave të rregullta të kontributeve pensionale nga punëdhënësi (ose nga ju, si i vetëpunësuar).

Kontributet e paguara investohen vazhdimisht në tregje financiare me qëllim të ruajtjes dhe shtimit të vlerës së kursimeve përgjatë kohës. Mirëpo, kontributi më i madh në vlerën e kursimeve janë pagesat.

Pensioni juaj i ardhshëm varet në masë të madhe nga kontributet që paguhen për ju përgjatë kohës së jeni në punë.

Nëse nuk keni qasje online në llogarinë tuaj, ju sugjerojmë të regjistroheni ose të kyçeni në llogarinë tuaj për të parë kursimet tuaja.