Vendimet e Bordit Drejtues për investimet më 5 tetor 2022
Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, bazuar në rekomandimet e Komisionit të Bordit për Investime, më 5 tetor 2022 ka marrë këto vendime për investimet:
1) Të tërhiqen plotësisht mjetet nga Amundi EU Quality ETF, nga USO Oil ETF, Invesco Industrial Metals dhe Nasdaq QQQ ETF.
2) Të tërhiqen pjesërisht mjetet nga Vanguard Global Index Fund, në 2.34 milionë njësi.
3) Mjetet e tërhequra nga fondi i Amundi EU Quality ETF të plasohen për të iniciuar pozicion të ri në iShares S&P 500 Min. Volatility ETF.
4) Mjetet e tërhequra nga fondet Invesco Industrial Metals dhe USO Oil të bartë në fondin e parasë së gatshme të Amundi 3M.
5) Mjetet e tërhequra nga fondet Nasdaq QQQ ETF dhe Vanguard Global Index Fund do të ndahen në tri pjesë të barabarta (nga 33.33%) për t’u investuar në:
a. 34 milionë në Nordea GSE,
b. 34 milionë në Vanguard US Value ETF dhe
c. 34 milionë në iShares Core Dividend ETF.