18.07.2023

Kuvendi i emëroi pesë anëtarë në Bordin Drejtues

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën e 13 korrikut 2023, i ka emëruar pesë anëtarë në Bordin Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Sipas vendimit të Kuvendit të Kosovës, kryesues i Bordit Drejtues do të jetë z. Emanuel Bajra. Ndërsa anëtarët e tjerë të emëruar ishin: znj. Mimoza Mustafa, z. Trim Shala, z. Shpresim Vranovci dhe z. Cyril Demaria-Bengochea. Mandati i të gjithë anëtarëve të emëruar do të jetë katërvjeçar, duke filluar nga data e emërimit.

Me këtë vendim të Kuvendit të Kosovës, Bordi Drejtues i FKPK-së do ta ketë kuorumin e mjaftueshëm për vendimmarrje të plotë, sikurse autorizohet nga Ligji për Fondet Pensionale në Kosovë.