02-10-2023

Vendimet e Bordit Drejtues për investimet më 29 shtator 2023

Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK), sipas kompetencave që burojnë nga legjislacioni në fuqi, më 29 shtator 2023 i mori këto vendime për investimet:

1. Të investohen 25 milionë euro në Amundi Liquidity Fund 3M (me ISIN: FR0007038138).
2. Të investohen 25 milionë euro në Vanguard EUR Eurozone Government Bond UCITS ETF (me ISIN: IE00BH04GL39).

Të dyja këto investime do të financohen nga mjetet pensionale të grumbulluara në llogarinë e FKPK-së në Bankën Qendrore të Kosovës.