09-09-2024

Vendimet e Komisionit të Investimeve më 9 shtator 2024

Në përputhje me nenin 5 dhe në bazë të nenit 9, paragrafët 9.1 dhe 9.6 të Ligjit Nr. 04/L-101, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-115, Ligjin 04/L-168, Ligjin 05/L- 116 dhe Ligjin 07/L-016, si dhe në përputhje me nenin 13, nenin 33 dhe paragrafin 1 të nenit 41 të Statutit të FKPK-së, si dhe me Deklaratën e Parimeve të Investimeve (DPI), Komisioni për Investime (KI) i Bordit Drejtues të FKPK-së, më 9 shtator 2024, i mori këto vendime:

  1. Të ngrihet pesha e targetit në 43% të aksioneve pasive në portofolin Standard. Të investohen €92 milionë në Invesco S&P 500 €H ETF (IE00BRKWGL70), përmes dy transheve:
    a) €46 milionë menjëherë; dhe b) €46 milionë pas dy javësh.
  2. Të ngrihet pesha e targetit në 30% të aksioneve pasive në portofolin e Ndërmjetëm. Të investohen €20 milionë në Invesco S&P 500 €H ETF (IE00BRKWGL70).
  3. Financimi i investimeve të mbulohet nga paraja e gatshme në BQK, për aq sa është e mundur, si dhe pjesa tjetër nga fondi i parasë së gatshme në Amundi Euro Liquidity.