Procesi i trajtimit të ankesave nga FKPK-ja
(I) Parashtrimi i Ankesave: Klientët/ankuesit mund të parashtrojnë ankesat e tyre në njërën nga mënyrat e specifikuara si në vijim:
1) Personalisht: Duke vizituar Zyrën Qendrore të FKPK-së: Rr. “Agim Ramadani” Nr. 182-184, 10000 Prishtinë,
dhe plotësuar Formulari Standard për Ankesa e vendosur në kutinë përkatëse të ankesave.
2) Përmes telefonit: Duke e telefonuar shërbimin për klientë të FKPK-së në: +383 (0) 38 600 025;
3) Me e-mail: duke e shkarkuar Formularin Standard për Ankesa nga uebfaqja.
(II) Gjuha e parashtrimit të ankesës: Ankesa mund të parashtrohet në FKPK në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.
(III) Konfirmimi i pranimit të ankesës: Njoftimi për pranimin e ankesës do të bëhet brenda 24 orëve (të ditëve të punës) nga hapja ose konfirmimi i pranimit të ankesës nga FKPK-ja. Njoftimi do të bëhet përmes e-mailit ose letrës zyrtare.
(IV) Afati për trajtimin e ankesave: Ankesat do të trajtohen sipas radhës së datave të regjistrimit të ankesës. Ankesat e zakonshme dhe që nuk kërkojnë angazhim të madh do të trajtohen brenda 15 ditëve kalendarike. Ndërsa ankesat më komplekse do të trajtohen brenda 30 ditëve kalendarike. Nëse FKPK-së i duhet të konsultojë ose marrë informacione nga palët te treta, afatit të ankesave të FKPK-së i shtohet koha deri në pranimin e informacioneve nga palët e treta.
(V) Njoftimi për trajtimin e ankesës: Kontribuuesit do të informohen për trajtimin e ankesës vetëm me shkrim: përmes postës elektronike ose letrës zyrtare.
(VI) E drejta e Ankesës: Në qoftë se klientët/ankuesit nuk pajtohen me vendimin për ankesën e parashtruar, të njejtit mund të ushtrojnë ankesë kundër këtij vendimi në;
1) Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK):
Përmes telefonit; 038 222 055, Emaiitl: ankesat@bqk-kos.org, Uebfaqes: https://bqk-kos.org/ankesat, Personalisht në: Adresa; Rr. Garibaldi, Nr. 33, Prishtinë, Kosovë;
b) Ndonjë autoritet tjetër publik ose mekanizëm alternativ për zgjidhjen e kontesteve të tilla dhe/ose
c) Parashtrimi i padisë në Gjykatën kompetente.
Informacione më të detajuara për trajtimin e brendshëm të ankesve mund të gjeni në: https://bqk-kos.org/korniza-ligjore/rregulloret/te-tjera/