20-12-2024

Vendimet e Komisionit të Investimeve më 9 dhjetor 2024

Në përputhje me nenin 5 dhe në bazë të nenit 9, paragrafët 9.1 dhe 9.6 të Ligjit Nr. 04/L-101, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-115, Ligjin 04/L-168, Ligjin 05/L- 116 dhe Ligjin 07/L-016, si dhe në përputhje me nenin 13, nenin 33 dhe paragrafin 1 të nenit 41 të Statutit të FKPK-së, si dhe me Deklaratën e Parimeve të Investimeve (DPI) zë FKPK-së, Komisioni për Investime (KI) i Bordit Drejtues i FKPK-së, më 9 dhjetor 2024, i mori këto vendime:

1. Të ngrihet pesha e targetit e aksioneve pasive në 45% të portofolit Standard, duke i investuar €30 milionë në fondin Vanguard GSI (IE00B03HD316).
2. Të ngrihet ekspozimi i aseteve reale në portofolin Standard, duke i investuar €8 milionë në Global X Data Center & Digital Infrastructure ETF (US37954Y2366) dhe €8 milionë të tjera në iShares US Digital Infra & Real Estate ETF (US4642875318).
3. Të ngrihet pesha e targetit e aksioneve pasive në 30% në portofolin e Ndërmjetëm, duke i investuar €8 milionë në S&P 500 €H ETF (IE00BRKWGL70).
4. Brenda portofolit të Ndërmjetëm, të shiten €8 milionë nga iShares MSCI EU Value ETF (IE00BQN1K901), dhe të plasohen €8 milionë në Vanguard Global Stock index.
5. Të investohen taktikisht €18 milionë në portofolin e Ndërmjetëm përmes iShares Residential Real Estate ETF (US4642885622).
6. Financimi i investimeve të mbulohet nga paraja e gatshme në BQK, për aq sa është e mundur, si dhe pjesa tjetër nga fondi i parasë Amundi Euro Liquidity.