Z. Ali Vitija

Z. Ali Vitija

Anëtar Përfaqësues i Bordit Drejtues

Z. Ali Vitija

Ali Vitija ka mbi 17 vjet përvojë aktive si përfaqësues sindikal, duke mbrojtur interesat e punëtorëve në nivele shtetërore dhe ndërkombëtare. Gjatë karrierës së tij, ai ka kontribuar në hartimin e ligjeve dhe udhëzimeve administrative dhe ka qenë pjesëmarrës i grupeve punuese për zhvillimin e politikave dhe strategjive për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Ai ka një bagazh të gjerë trajnimesh dhe njohurish në menaxhim, ekonomi dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Aliu ka përfunduar një master në Menaxhment, si dhe një diplomë në Ekonomi dhe Informatikë. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në shumë seminare dhe grupe punuese, ku ka kontribuar në zhvillimin e rregulloreve dhe politikave për përmirësimin e kushteve të punës dhe sigurinë e të drejtave të punëtorëve.

Si anëtar i bordit të FKPK-së Aliu është i përkushtuar t’i përdorë njohuritë dhe përvojën e tij për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt për kontribuuesit, duke menaxhuar fondet dhe zhvilluar rregullore të nevojshme për mbrojtjen e interesave të punëtorëve.

Emaili: ali.vitija@trusti.org