Vendimet e Komisionit të Investimeve më 11 shtator 2025
Në përputhje me nenin 5; nenin 9 paragrafët 9.1 dhe 9.6 të Ligjit nr. 04/L-101 i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-115, Ligjin 04/L-168, Ligjin 05/L-116 dhe Ligjin 07/L-016, si dhe në përputhje me nenin 13, nenin 33 dhe paragrafin 1 të nenit 41 të Statutit te FKPK-së, si dhe me paragrafin 10.2 të Deklaratës së Parimeve të Investimeve të FKPK-së, Komisioni për Investime i Bordit Drejtues të FKPK-së, më 11 shtator 2025 i mori këto vendime:
1. Të investohen taktikisht në WisdomTree Physical Gold EUR Daily Hedged ETF (me ISIN: JE00B8DFY052), sikurse në vijim:
a) 40 milionë euro të Portofolit Standard dhe
b) 6 milion euro të Portofolit të Balancuar.
2. Financimi i këtij investimi të bëhet nga para e gatshme dhe nga fondi i Amundi Euro Liquidity i tregut të parasë.
3. Investimet sipas pikës 1 të këtij vendimi të shiten në tërësi nëse çmimi i instrumentit nga investimi fillestar:
a) Rritet për +12.5% ose
b) Zvogëlohet për -7%.