Njoftim për mirëmbajtje teknike të shërbimeve online
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se, për shkak të punimeve të planifikuara të mirëmbajtjes teknike, shërbimet online të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) nuk do të jenë në dispozicion prej sot (20 nëntor 2026) ora 16:00.
Gjatë kësaj kohe nuk do të mund të qaseni në llogarinë tuaj pensionale, të shikoni ose shkarkoni pasqyrat, apo të aplikoni online për tërheqje të mjeteve. Shërbimet do të funksionojnë sërish nga e hëna, ora 08:00.
Këto punime nuk ndikojnë në asnjë mënyrë në kursimet tuaja pensionale.
Për çdo pyetje, mund të na kontaktoni nga e hëna deri të premten, ora 08:00 – 16:00, në numrin +383 38 600 025 ose në info@trusti.org.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim të mundshëm.
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës