20.09.2013

Trashëguesit mund të përcaktohen online

FKPK njofton të gjithë kontribuuesit që tash e tutje përcaktimi i përfituesve mund të bëhet edhe online, sigurisht për ata kontribuues që tanimë kanë qasje online në llogaritë e tyre. Kjo mënyrë e përcaktimit mund të shërbejë si incentivë shtesë për t’u regjistruar për qasje online.

Përcaktimi i përfituesve online është procedurë e thjeshtë dhe interaktive, që ka për qëllim grumbullimin e sa më shumë informatave rreth trashëgimtarëve potencial të kontribuuesit. Pra, përcaktimi duhet të kuptohet më shumë si informues sesa vendosje definitive e trashëguesve.

Vendosja definitive e trashëgueseve bëhet vetëm kur aplikohet për trashëgimi, në rast të vdekjes së kontribuuesit.

Procesi i përcaktimit të përfituesve bëhet si më poshtë:

Kyçu në llogari → Kliko “Përfituesit” → Ndrysho, anulo ose aktivizo → Ruaj.