02-02-2016

Vendimet e Bordit në mbledhjen e 18 janarit 2016

Prishtinë 2 shkurt 2016 – Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 18 janar 2016, pasi ka shqyrtuar gjendjen e të gjitha investimeve dhe fondeve investuese, ka marrë këto vendime:

1) Të ndryshohet limiti i investimeve sipas caqeve, kryesisht me fokus në reduktimin e investimeve në aksione dhe bono drejtimore dhe ngritje tek multi-asetet, keshi dhe aksionet me risk të menaxhuar. Detajet e të gjitha ndryshimeve prezantohen në Alokimin Strategjik të muajit shkurt në adresën vijuese: http://trusti.org/sq/investimet/strategic-allocation-alb/

2) Të tërhiqet i gjithë investimi në fondit e Tobam Anti-Benchmark, prej rreth 34 milionë euro, për shkak të mos arritjes së pritshmërive në performancën investuese. Të tërhiqen 100 milionë euro nga fondi i Schroders, prej rreth 110 milionë gjithsej, për shkak se tregu i bonove është dëshmuar vitin e fundit si sektor me pamundësi të rritjes së mëtutjeshme. Këto fonde do të shkojnë tek fondet e: Nordea SRF (30 milionë euro), AXA OI (30 milionë euro), BNY Mellon (30 milionë euro),  Nordea GSEF (19 milionë euro), Pictet (7 milionë euro), KBI (7 milionë euro) dhe pjesa e mbetur (rreth 10 milionë euro) do të synohet të investohet në bono të Thesari të Kosovës.

3) Të konkurrohet në ankandet e radhës për letra me vlerë të emetuara nga Qeveria e Kosovës.