25.05.2016

Delegacioni i FKPK-së takim me Kryetarin e Kuvendit

Anëtarë të Bordit Drejtues dhe Drejtori Menaxhues i FKPK-së janë pritur në takim nga Kryetari të Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli. Delegacionin e FKPK-së e ka udhëhequr Kryesuesi i Bordit Drejtues, z. Ymer Havolli. Z. Havolli ia dorëzoi Kryetarit të Kuvendit Raportin Vjetor 2015 të FKPK-së, dhe e informoi në pika të shkurtëra me përmbajtjen e raportit. Z. Havolli ia kumtoi z. Veseli, se përkundër luhatjeve në tregjet financiare, Bordi Drejtues ka ndjekur një strategji investuese që e ka ruajtur stabilietin e investimeve. Po ashtu e informoi me rezultatet e përgjithshme të institucionit më 2015, sidomos në faktin se kthimi nga investimi ishte edhe këtë vit pozitiv, me rreth 30 milionë euro kthim bruto, dhe prej themelimit kthimi bruto kalon në 250 milionë euro; por edhe për projektet në proces që kanë për qëllim avancimin e shërbimeve online për kontribuuesit dhe rritjen e transparencës, mungesën e një anëtari në Bord, si dhe ndryshimet e propozuara në ligjin mbi pensionet.

Nga ana tjetër z. Veseli e ka çmuar punën e vyer që Bordi dhe Menaxhmenti i FKPK-së ka bërë, dhe i ka përgëzuar për realizimin profesional të raportit vjetor, për rezultatet pozitive nga investimi i mjeteve si dhe transparencen e ketij institucioni. Z. Veseli në fund i ka inkurajuar anëtarët e Bordit dhe Menaxhmentit që të vazhdojnë edhe më tej me këtë nivel të angazhimit dhe rezultateve.

Foto nga takimi

Takimi_KryetariKuvendit

Takimi_Bordi-KryetariKuvendit