Vendimet e Bordit Drejtues në mbledhjen e qershorit
Bordi Drejtues në mbledhjen e mbajtur në qershor 2016 ka marrë këto vendime:
- Të tërhiqet i gjithë investimi, prej rreth 65 milionë euro, nga fondi i KBI – Institutional Developed Equity Fund H EUR
- Të investohen 50 milionë euro shtesë në fondin e Nordea 1 Global Stable Equity Unhedged
- Të tërhiqen 18 milionë euro nga fondi AXA Global Inflation Linked Bonds Eur
- Të investohen edhe 15 milionë euro shtesë në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës
- Të angazhojë tri fonde të reja investuese dhe të investojë në secilin prej tyre nga 40 milionë euro, përkatësisht:
– Deutsche Asset Management – Deutsche Concept Kaldemorgen
– Amundi AM – Amundi rendement Plus-I2
– BNP Paribas – Parvest Diversified Dynamic - Të ndryshojë dhe përshtat caqet e strategjisë investuese si në vijim:
– Aksionet/Menaxhim risku nga 8% në 10%
– Aksione/Të ardhura nga 8% në 5% dhe
– Kesh nga 4% në 5%