06-01-2017

Vendimet e Bordit në mbledhjen e 8 dhjetorit 2016

Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 8 dhjetor 2016, pasi ka shqyrtuar gjendjen e të gjitha investimeve dhe fondeve investuese, ka marrë këto vendime:

1. Të investojë në depozitat vjeçare si në vijim:
– 8 milionë euro në BPB;
– 8 milionë euro në BKT; dhe
– 4 milionë euro në TEB.

2. Të shesë 65 milionë euro nga BNY Mellon;

3. Të investojë:
– 20 milionë euro në Vanguard;
– 15 milionë euro në Pictet;
– nga 10 milionë euro në secilin nga fondet e Amundi, BNP Parvest dhe në Schroders GDG.