05-04-2017

Vendimet e Bordit në mbledhjen e 24 marsit 2017

Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 24 mars 2017, pasi ka shqyrtuar gjendjen e të gjitha investimeve dhe fondeve investuese, dhe bazuar në rekomandimet e Komisionit të Investimeve, ka marrë këto vendime:

  • Të ndryshohen limitet në matricën e Manualit të Investimeve;
  • Të ndryshohen kufijtë dhe targetet për matricën e Alokimit Strategjik.
  • Të tërhiqen €37 milionë nga fondi i Vanguard;
  • Të bëhen investimet në vijim:

1) €14 milionë në fondin e AXA GILB;

2) €12 milionë në fondin e AXA WFOI;

3) €22 milionë në fondin e Schroders GDG;

4) €22 milionë në fondin e BNP Parvest.

  • Të konkurrohet në bonot 5-vjeçare të Kosovës me €10 milionë.