22-06-2017

Vendimet e Bordit në mbledhjen e 15 qershorit 2017

Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 15 qershor 2017, pasi ka shqyrtuar gjendjen e të gjitha investimeve dhe fondeve investuese, dhe bazuar në rekomandimet e Komisionit të Investimeve, ka marrë këto vendime:

  • Të ndryshohen targetet për matricën e Alokimit Strategjik (5% kutia e keshit dhe -5% kutia e aksioneve drejtimore);
  • Të tërhiqen €75 milionë nga fondi i Vanguard;
  • Të tërhiqen €12 milionë nga fondi i AXA-OI;
  • Të angazhohet fondi i tregut të parasë së gatshme i Amundi 3M-I dhe investimi i parë aty të jetë €20 milionë;
  • Të konkurrohet në bonot 2-vjeçare të Kosovës me €10 milionë.