06-07-2018

Vendimet e Bordit Drejtues në mbledhjen e qershorit 2018

Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës në mbledhjen e qershorit 2018 ka shqyrtuar gjendjen e të gjitha investimeve dhe fondeve investuese, ka shqyrtuar të gjitha rekomandimet e Komisioneve përkatëse.

Bordi Drejtues në këtë mbledhje mori këto vendime lidhur me investimet:

1) Të tërhiqen €25 mln nga Amundi 3M, 2) Të investohen €25 mln @ BNY Mellon; 3) Të publikohet një ftesë për oferta për depozita bankare në bankat lokale për maksimumi €20 mln. Ofertat të kërkohen nga bankat për periudhat 12, 18 dhe 24 muaj. Kufijtë të jenë prej €1 mln deri në maksimumi €10 mln; dhe 4) Të publikohet një kërkesë për oferta për agjent ndërkombëtar (broker) – me qëllim të angazhimit me fondet investuese ETF.