Vendimet e Bordit Drejtues për investimet në mbledhjen e 27 dhjetorit 2018
Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës në mbledhjen e 27 dhjetorit 2018 ka shqyrtuar gjendjen e të gjitha investimeve dhe fondeve investuese, si dhe ka trajtuar rekomandimet e Komisionit të Investimeve.
Bazuar në rekomandimet e Komisionit të Investimeve, Bordi unanimisht miratoi vendimet për tërheqjen e fondeve në vijim: nga BNP Parvest €40 mln; nga Schroders GDG €40 mln; dhe nga AXA OI €40 mln. Në anën tjetër, këto tërheqje do të plasohen si në vijim: në Amundi 3M €45 mln; në BNY Mellon €30 mln; në Nordea GSE €30 mln dhe do të kthehen në BQK €15 mln.