Kuvendi i miratoi tarifat e ulura menaxhuese për 2019
Kuvendi i Republikës së Kosovës i ka miratuar më 15 maj 2019 tarifat menaxhuese të ndryshuara për pjesën tjetër të vitit 2019. Tarifat e miratuara, siç janë propozuar nga Bordi Drejtues i FKPK-së, u ulën nga 0.381% në 0.370% për aktivitetet investuese dhe nga 0.071% në 0.069% për aktivitetet operacionale. Kujtojmë se FKPK-ja operon me normat më të ulëta të tarifave në rajon dhe më gjerë. Këto tarifa do të hyjnë në fuqi datën e miratimin.