07-07-2020

Vendimet e Bordit Drejtues për investimet më 25 qershor 2020

Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, bazuar në rekomandimet e Komisionit të Investimeve, i ka marrë këto vendime rreth investimeve në mbledhjen e mbajtur më 25 qershor 2020 në Prishtinë:

1) Të likuidohen në tërësi alokimi nga: Amundi Euro Corp IG ETF (në vlerë €60.1m); iShares Euro Corp IG ETF (në vlerë €60.1 mln); AXA Optimal Income (në vlerë €9.6 mln); Amundi Rendement Plus (në vlerë €82.3 mln), dhe Schroder Global Diversified Growth ( në vlerë €41.3 mln).

2) Të tërhiqen pjesërisht mjete nga: iShares S&P 500 Minimum Volatility ETF (në vlerë prej €31.6 mln) dhe nga iShares MSCI Europe Minimum Volatility ETF (në vlerë prej €22.2m).

3) Të rritet alokimi në: Vanguard Global Stock Index (në vlerë €54.0 mln); Invesco QQQ Nasdaq ETF (në vlerë €54.7 mln); Nordea Stable Return (në vlerë €50.0 mln); BNY Mellon Real Return (në vlerë €30.0 mln); AXA Global Inflation Linked Bond (në vlerë €120.0 mln).