Vendimet e Bordit Drejtues për investimet më 19 mars 2021
Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, bazuar në rekomandimet e Komisionit të Bordit për Investime, në mbledhjen e 19 marsit 2021 i ka marrë këto vendime rreth investimeve:
1) Të tërhiqen pjesërisht mjete nga: AXA GILB (në vlerë prej €100 mln); BNP Target Risk Balanced (në vlerë prej €60 mln) dhe nga Amundi 3M (në vlerë prej €40 mln).
2) Të gjitha këto mjete të tërhequra, duke i shtuar edhe €15 mln nga kontributet e reja hyrëse, do të investohen sikurse vijon: Amundi MSCI EU Quality ETF (€60 mln); S&P Oil & Gas Production and Exploration ETF (€20 mln); United States Oil Fund (€5 mln – investim në faza); Nordea Global Stable Equity (€40 mln); Invesco Nasdaq QQQ ETF (€20 mln); First Trust Nasdaq Cybersecurity ETF (€35 mln) dhe në L&G E-commerce & Logistics ETF (€35 mln).
Të gjitha këto vendime tashmë janë implementuar.