09.06.2021

Qeveria e Kosovës me vendim rreth 10%-shit

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 8 qershor 2021, ka marrë vendim që të fillojnë përgatitjet për rimbursimin e kontribuuesve që e kanë tërhequr 10%-shin nga Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës – si pjesë e ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Shuma totale e përllogaritur për rimbursim është 101,772,416 euro për 372,650 persona përfitues, të cilët e përmbushin kushtin e përcaktuar në Ligjin Nr. 07/L-016, Neni 5, paragrafi 1.

Sipas përmbajtjes së vendimit Nr. 17/15 dhe Ligjin Nr. 07/L-016, rimbursimi do të fillojë nga viti 2023.