25-06-2021

Vendimet e Bordit Drejtues për investimet më 24 qershor 2021

Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, bazuar në rekomandimet e Komisionit të Bordit për Investime, në mbledhjen e 24 qershorit 2021 i ka marrë disa vendime rreth investimeve.

Në pjesën e investimeve të reja, ka vendosur që të plasohen investime në këto fonde dhe produkte investuese:

  1. +€30 mln në GLOBAL X US Infrastr. Development ETF US37954Y6730;
  2. +€30 mln në iShares US Infrastr ETFUS46435U7138;
  3. +€30 mln në Vanguard Real Estate ETF US9229085538;
  4. +€10 mln në Pacer Bench Indus ETF US69374H7668;
  5. +€20 mln në USO Crude Oil ETF US91232N2071;
  6. +€40 mln në Invesco DB Base Metals ETF US46140H7008.

Ndërsa këto investime të financohen nga:

a) Paraja e gatshme në BQK €38 milion dhe b) Shitjet nga: Amundi 3M (€70 milionë), Fondi AXA GILB (€29 milionë) dhe Vanguard GSI (€29 milionë).