30-11-2021

Vendimet e Bordit Drejtues për investimet më 29 nëntor 2021

Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, pas konsultimeve të të gjithë anëtarëve, më 29 nëntor 2021 ka vendosur sikurse në vijim:

– Të shiten nga Vanguard Global Stock Index Fund 100 milionë euro.

– Të shitet i gjithë investimi nga fondi i tregtueshëm i naftës USO Oil ETF (rreth 48.14 milionë euro).

– Të shitet i gjithë investimi nga fondi i tregtueshëm Invesco Nasdaq ETF (rreth 79.95 milionë euro).

Këto vendime do të zbatohen menjëherë.