Vendimet e Bordit Drejtues në mbledhjen e dhjetorit 2017
Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 7 dhe 8 dhjetor 2017, ka shqyrtuar gjendjen e të gjitha investimeve dhe fondeve investuese, ka shqyrtuar të gjitha rekomandimet e Komisioneve përkatëse.
Po ashtu, Bordi Drejtues në këtë mbledhje ka marrë këto vendime:
1) Të miratohet kthimi i €385,000 nga suficiti i buxhetit për investime në fondin pensional deri në fund të 2017; 2) Bazuar në raportin e vlerësimit të Thirrjes për oferta IC/2017/05 për depozita me afat në bankat lokale dhe normat, bashkë me ekspozimin total, u rekomandua që shumat në vijim të depozitohen në bankat lokale: BpB (€8.3 mln), BKT (€8.0 mln), TEB (€3.9 mln) dhe në NLB (€3.7 mln); 4) Sipas propozimeve të Komisionet për Buxhet për shpenzimet e FKPK-së për investime dhe operim për vitin 2018-n t’i propozohen për miratim Kuvendit të Kosovës tarifat menaxhuese prej: 0.381% për tarifën e investimeve dhe prej 0.071% për tarifën e operacioneve; 5) Të publikohet thirrja për bankat lokale për depozitimin e mjeteve pensionale dhe operacionale, kjo bazuar në kriteret dhe kushte të caktuara paraprakisht dhe sipas normave më të lëverdisshme të interesit; 6) Të iniciohet procesi për kthimin e mjeteve të pabarazuara nëpër llogaritë invdividuale të kontribuuesve mbi 6 vjet; vlen për mjetet që FKPK-ja tashmë i ka shterur mundësitë e gjetjes së informacionit, dhe gjithnjë sipas obligimit ligjor përkatës.