23-03-2018

Vendimet e Bordit Drejtues në mbledhjen e marsit 2018

Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës në mbledhjen e marsit 2018 ka shqyrtuar gjendjen e të gjitha investimeve dhe fondeve investuese, ka shqyrtuar të gjitha rekomandimet e Komisioneve përkatëse.

Bordi Drejtues në këtë mbledhje mori këto vendime lidhur me investimet:

1) Të shiten €90 mln euro nga fondi i Nordea SRF, 2) të shiten €72 mln nga fondi i BNY Mellon, 3) të shitet i gjithë investimi në Pictet HDS (prej €32 mln), meqë Bordi beson se në kategorinë ku ky portofol operon ka pak pritshmëri për rritje të vlerës. 4) të investohen €36 mln shtesë në fondin e Schroders GDG, 5) të investohen €22 mln shtesë në fondin e BNP Paribas PDD, 6) të investohen €40 mln shtesë në fondin e AXA WFOI, 7) të investohen €64 mln shtesë në fondin e Amundi RP, dhe 8) të investohen €32 mln shtesë në fondin e Vanguard GSIF.