05-12-2023

Vendimet e Bordit Drejtues për investimet më 1 dhjetor 2023

Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, sipas përgjegjësive që i burojnë nga legjislacioni në fuqi, më 1 dhjetor 2023 i mori këto vendime investuese për mjetet pensionale:

1. Të tërhiqen në tërësi mjetet pensionale nga fondet investuese:
i) iShares US Core Dividend ETF me ISIN: US46434V6213.
ii) Lyxor EUR Inflation Expectations ETF me ISIN: LU1390062245.

2. Të tërhiqet shuma në vijim nga fondi investues:
– €10.0 mln nga Global X Infrastructure ETF me ISIN: US37954Y6730.

3. Të shtohen shumat në vijim në fondet investuese:
a) €15.0 mln në iShares Residential and Multisector Real Estate ETF me ISIN: US4642885622.
b) €15.0 mln në Pacer Data & Infrastructure Real Estate ETF me ISIN: US69374H7411.
[Investime shtesë në fondet në a) dhe b) – prej gjithsej €10 mln – do të realizohen në janar, shkurt dhe mars 2024.]
c) €34.0 mln në Vanguard Global Stock Index me ISIN: IE00B03HD316.
d) €12.0 mln në OIL ETC me ISIN: GB00B15KXV33.