Vendimet e Bordit Drejtues për investimet më 16 nëntor 2020
Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, bazuar në rekomandimet e Komisionit të Investimeve, i ka marrë këto vendime rreth investimeve më 16 nëntor 2020:
1) Të tërhiqen pjesërisht mjete nga: Nordea GSE (në vlerë prej €56.0 mln); Vanguard GSI (në vlerë prej €52.0 mln); iShares S&P 500 Minimum Volatility EF (në vlerë prej €14.1 mln); iShares MSCI EU Minimum Volatility EF (në vlerë prej €19.2 mln) dhe Invesco QQQ Nasdaq ETF (në vlerë prej €59.5 mln).
2) Të gjitha këto mjete të tërhequra do të investohen në tregun e parasë së gatshme.