23-02-2022

Vendimet e Bordit Drejtues për investimet më 21 shkurt 2022

Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, në mbledhjen e jashtëzakonshme të 21 shkurtit 2022, e mbajtur për shkak të luhatjeve të tregjeve nga shtimi i rrezikut gjeopolitik, sipas rekomandimeve të Komisionit të Investimeve, e me qëllim uljen e riskut investues, i mori këto vendime.

1. Të tërhiqen plotësisht investimet nga fondet investuese në vijim:

Vanguard Real Estate ETF
Pacer Industrial Real Estate ETF
iShares S&P 500 MinVol ETF
iShares MSCI EU MinVol ETF
Amundi MSCI EU Quality ETF
First Trust US Clean Energy ETF
iShares Global Clean Energy ETF
L&G eCommerce & Logistics ETF
First Trust CyberSecurity ETF
Invesco Nasdaq QQQ ETF

2. Të shitën pjesërisht fondet investuese në vijim, për t’i sjellë ato në 0.1% të totalit të mjeteve të FKPK-së:

Vanguard Global Stock Index Fund – reduktohet me 9.75 milionë euro
Schroder Sustainable Growth Fund – reduktohet me 16.83 milionë euro
BNP Climate Impact Fund – reduktohet me 14.43 milionë euro
AXA Digital Economy Fund – reduktohet me 17.89 milionë euro
Goldman Sachs Millennials Fund – reduktohet me 35.9 milionë euro
Amundi Disruptive Opportunities – reduktohet me Fund 17.99 milionë euro
T. Rowe Price Global Tech Fund – reduktohet me 10.75 milionë euro

3. Të shtohen investimet e tërhequra në fondet në vijim, bazuar kjo në performancën dhe mundësinë investuese që paraqesin në këto rrethana:

Lyxor US Breakeven ETF – i shtohen 35.37 milionë euro
Lyxor EU Breakeven ETF – i shtohen 34.06 milionë euro
Nordea Global Stable Equity Fund – i shtohen 23.13 milionë euro
Vanguard US Value ETF – i shtohen 70.44 milionë euro
iShares MSCI EU Value ETF – i shtohen 72.14 milionë euro
Invesco US Banks ETF – i shtohen 72.17 milionë euro
Lyxor EuroStoxx Banks ETF – i shtohen 72.26 milionë euro