25-01-2022

Vendimet e Bordit Drejtues për investimet më 24 janar 2022

Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, bazuar në rekomandimet e Komisionit të Investimeve, më 24 janar 2022 ka marrë këto vendime:
1. Të tërhiqet në tërësi investimi nga AXA GILB;
2. Të investohen €12 milionë në secilin nga fondet e tregtushme sikurse në vijim: Lyxor Euro Stoxx Banks ETF, iShares Edge MSCI Europe Value ETF, Invesco KBW Bank ETF, Vanguard Value ETF;
3. Të investohen €46 milionë në fondin e tregtueshëm të naftës USO Oil ETF;
4. Të investohen €40 milionë në fondin e tregtueshëm Nasdaq QQQ ETF nëse indeksi Nasdaq Composite bie në nivelin 13,750, si dhe një shumë shtesë prej €50 milionë nëse indeksi Nasdaq Composite bie në nivelin 13,000.