Vendimet e Bordit Drejtues për investimet më 25 mars 2024
Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, sipas përgjegjësive që i burojnë nga legjislacioni në fuqi, më 25 mars 2024 i mori këto vendime investuese për mjetet pensionale:
i) Të tërhiqen krejtësisht mjetet nga fondet:
1. Wisdom Tree Industrials Metals ETC (me ISIN: GB00B15KYG56).
2. iShares Global Mining Stocks ETF (me ISIN: US46434G8481).
3. Invesco KBW US Banks ETF (me ISIN: US46138E6288).
4. Lyxor Eurostoxx Banks ETF (me ISIN: LU1829219390).
5. Wisdom Tree Gold ETC (me ISIN: JE00B8DFY052).
ii) Të investohen mjetet si në vijim:
1. 40 milionë euro në fondin Amundi EU Quality ETF (me ISIN: LU1681041890).
2. 35 milionë euro në fondin Schroder Sustainable Growth (me ISIN: LU2305367323).
3. Të investohen plus 40 milionë euro në fondin e Schroder Sustainable Growth pasi të jetë krijuar mundësia e mbrojtjes së këtij fondi në euro (EURO hedged).