Vendimet e Bordit Drejtues për investimet më 27 korrik 2023
Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) më 27 korrik 2023 i mori këto vendime për investimet:
- Të plasohen 37 milionë euro në depozita bankare me afat në Kosovë.
- Të plasohen 185 milionë euro në fondin e Amundi Euro Liquidity (FR0007038138).
Të dyja këto investime do të financohen nga mjetet pensionale të grumbulluara në llogarinë e FKPK-së në Bankën Qendrore të Kosovës.