10-06-2020

Vendimet e Bordit Drejtues për investimet më 5 qershor 2020

Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, bazuar në rekomandimet e Komisionit të Investimeve, i ka marrë këto vendime rreth investimeve:

1) Të inicohet pozicioni i ri në Invesco QQQ Trust ETF me €30 mln ose sa 1.5% e gjithsej mjeteve; 2) Të rritet alokimi në fondin e Nordea Global Stable Equity me €25 mln ose sa 1.3% e gjithsej mjeteve; 3) Të rritet alokimi në fondin e Vanguard Global Stock Index me €10 mln ose sa 0.5% e gjithsej mjeteve; 4) Të rritet alokimi në fondin BNY Mellon Real Return me €30 mln ose sa 1.5% e gjithsej mjeteve.

Për t’i financuar këto investime do të përdoren €85 mln që janë tërhequr nga ERSTE, dhe €10 mln nga mjetet e painvestuara, që ishin në BQK.