19-12-2019

Vendimet e Bordit Drejtues për investimet në dhjetor 2019

Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, bazuar në rekomandimet e Komisionit të Investimeve, i ka miratuar lëvizjet e mjeteve pensionale sikurse në vijim:

  1. Të bëhen investime të reja siç vijojnë – pas 15 dhjetorit dhe rikonfirmimit nga Bordi:
    a) BNY Mellon €39 mln;
    b) BNP Parvest €50 mln;
    c) S&P 500 Quality ETF (e re) €48 mln;
    d) Nordea GSE €58 mln, ekzekutohet në tri faza ose e gjitha menjëherë, varësisht nga gjendja e indekseve në tregje.
  2. Investimet në pike 1. të financohen nga paraja e gatshme në BQK dhe pjesa tjetër nga Amundi-3M.