21-08-2019

Vendimet e Bordit Drejtues për investimet në gusht 2019

Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, bazuar në rekomandimet e Komisionit të Investimeve, i ka miratuar lëvizjet e mjeteve pensionale sikurse në vijim: investohen €62.0 mln në fondin e Amundi Euro Corporate C ETF; dhe €62.0 mln në fondin e iShares Core Euro Corp Bond ETF. Po ashtu, Bordi ka miratuar rekomandimin që të tërhiqet i gjithë investimi (prej €62.4 mln) nga fondi Schroders Strategic Bond, si dhe që të tërhiqen €62.0 mln nga fondi i tregut të parasë së gatshme i Amundi 3M.

Këto vendime janë implementuar më 16 gusht 2019.