Vendimet e Bordit Drejtues për investimet në mbledhjen e 13 qershorit 2019
Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës në mbledhjen e 13 qershorit 2019 ka shqyrtuar gjendjen e të gjitha investimeve dhe fondeve investuese, si dhe ka trajtuar rekomandimet e Komisionit të Investimeve.
Bazuar në rekomandimet e Komisionit të Investimeve, Bordi unanimisht miratoi vendimet për tërheqjen e mjeteve prej €175 mln nga fondi i Amundi 3M-I. Këto mjetet të tërhequra do të investohen në fondet në vijim: €33 mln në BNY Mellon; €33 mln në Nordea SRF; €26 mln në Amundi RP; €37 mln në Schroders SB; dhe €46 mln në “S&P 500 Minimum Volatility Eur Hedged ETF” (ISIN: IE00BYX8XD24).