01-04-2019

Vendimet e Bordit Drejtues për investimet në mbledhjen e 21 marsit 2019

Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës në mbledhjen e 21 marsit 2019 ka shqyrtuar gjendjen e të gjitha investimeve dhe fondeve investuese, si dhe ka trajtuar rekomandimet e Komisionit të Investimeve.

Bazuar në rekomandimet e Komisionit të Investimeve, Bordi unanimisht miratoi vendimet për tërheqjen e mjeteve në vijim: €180 mln nga fondi Vanguard GSIF dhe €93 mln nga Nordea GSE. Këto mjete të tërhequra (prej €273 mln) do të investohen në fondin e Amundi 3M.