Vendimet e Bordit Drejtues për investimet në mbledhjen e janarit 2019
Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës në mbledhjen e janarit 2019 ka shqyrtuar gjendjen e të gjitha investimeve dhe fondeve investuese, si dhe ka trajtuar rekomandimet e Komisionit të Investimeve.
Bazuar në rekomandimet e Komisionit të Investimeve, Bordi unanimisht miratoi vendimet për tërheqjen e €70 mln nga fondi i Amundi 3M. Bordi po ashtu vendosi që këto mjete të plasohen si në vijim: €20 mln në Vanguard GSEF; €20mln në Nordea GSE; €20 mln në Nordea SRF, dhe €10 mln në Schroders SB.