Vendimet e Bordit Drejtues për investimet në mbledhjen e 8 marsit 2019
Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës në mbledhjen e 8 marsit 2019 ka shqyrtuar gjendjen e të gjitha investimeve dhe fondeve investuese, si dhe ka trajtuar rekomandimet e Komisionit të Investimeve.
Bazuar në rekomandimet e Komisionit të Investimeve, dhe me qëllim të balancimit taktik, Bordi unanimisht miratoi vendimet për tërheqjen e mjeteve në vijim: €160 mln nga Vanguard GSIF, €80 mln nga Nordea GSEF, €25 mln nga AXA GILB, €50 mln nga Amundi RP, €17.5 mln nga AXA OI dhe €17.5 mln nga Schroders GDG. Po ashtu Bordi vendosi që e gjitha shuma e tërhequr (pra €350 mln) do të investohet në fondin e Amundi 3M-I.