04-12-2018

Vendimet e Bordit Drejtues për investimet në mbledhjen e nëntorit 2018

Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës në mbledhjen e nëntorit 2018 ka shqyrtuar gjendjen e të gjitha investimeve dhe fondeve investuese, si dhe ka trajtuar rekomandimet e Komisionit të Investimeve.

Bordi e miratoi kërkesën e Komisionit të Investimeve për të shtuar mjetet e FKPK-së në depozitat bankare në vend, duke i depozituar 88 milionë euro, përfshirë këtu edhe ato që maturojnë në dhjetor të këtij viti.

Po ashtu Bordi e miratoi propozimin për vazhdimin e pjesëmarrjes në ankandet e letrave me vlerë të Qeverisë së Kosovës.