08-02-2019

Vendimet e Bordit Drejtues për investimet në mbledhjen e shkurtit 2019

Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës në mbledhjen e shkurtit 2019 ka shqyrtuar gjendjen e të gjitha investimeve dhe fondeve investuese, si dhe ka trajtuar rekomandimet e Komisionit të Investimeve.

Bazuar në rekomandimet e Komisionit të Investimeve, dhe me qëllim të balancimit taktik, Bordi unanimisht miratoi vendimet si në vijim: tërheqjen e €45 mln nga AXA-GILB dhe tërheqjen e €30 mln nga Amundi 3M. Po ashtu, këto shuma të tërhequra, Bordi vendosi që të plasohen tek fondet në vijim: €5 mln në fondin e Schroders SB; €35 mln në fondin e Vanguard GSIF dhe €35 mln në fondin e Nordea SRF.