Vendimet e Bordit Drejtues për investimet në mbledhjen e tetorit 2018
Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës në mbledhjen e tetorit 2018 ka shqyrtuar gjendjen e të gjitha investimeve dhe fondeve investuese, si dhe ka shqyrtuar rekomandimet e Komisionit të Investimeve. Për shkak të situatës së paqëndrueshme në tregjet financiare, si dhe zhvillimeve të pritshme, Bordi vendosi të ndërmerr masa për uljen e riskut investues, duke drejtuar mjetet nga fondet më konservative.
Andaj, Bordi Drejtues në këtë mbledhje mori këto vendime të lëvizjes së mjeteve të investuara:
Të tërheq: €21 mln nga Nordea SRF; €42 mln nga Amundi RP; €43 mln nga Schroders GDG; €47 mln nga AXA-OI; dhe €50 mln nga BNP Parvest.
Në anën tjetër, mjetet e tërhequra do të investohen si në vijim: €21 mln në Nordea GSE; €85 mln në BNY Mellon dhe €97 mln në Amundi 3M-I.