Vendimet e Bordit Drejtues për investimet nga mbledhja e 15 korrikut 2019
Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, bazuar në rekomandimet e Komisionit të Investimeve të datës 15 korrik 2019, e ka miratuar tërheqjen e 80 milionë eurove nga fondi investues i Vanguard GSIF. Po ashtu, Bordi ka miratuar rekomandimin që këto mjete të investohen siç vijon: 65 milionë euro në fondin e Amundi 3M, 10 milionë depozitohen me afat në një bankë në Kosovë dhe 5 milionë do të synohet të investohen në ankandet e radhës të letrave me vlerë të Qeverisë së Kosovës.
Ky rialokim i mjeteve është në vazhdim të lëvizjeve taktike që Bordi Drejtues rregullisht po i bën, me qëllim të ruajtjes së vlerës së mjeteve të investuara.