Vendimet e Bordit në mbledhjen e 24 marsit 2017
Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 24 mars 2017, pasi ka shqyrtuar gjendjen e të gjitha investimeve dhe fondeve investuese, dhe bazuar në rekomandimet e Komisionit të Investimeve, ka marrë këto vendime:
- Të ndryshohen limitet në matricën e Manualit të Investimeve;
- Të ndryshohen kufijtë dhe targetet për matricën e Alokimit Strategjik.
- Të tërhiqen €37 milionë nga fondi i Vanguard;
- Të bëhen investimet në vijim:
1) €14 milionë në fondin e AXA GILB;
2) €12 milionë në fondin e AXA WFOI;
3) €22 milionë në fondin e Schroders GDG;
4) €22 milionë në fondin e BNP Parvest.
- Të konkurrohet në bonot 5-vjeçare të Kosovës me €10 milionë.